Gashi ‘shpërthen’ ashpër ndaj Ramës, Haxhiut e Buzhalës: Të rrezikshëm – ja skenarët kundër Kurtit

Aktuale

Gashi ‘shpërthen’ ashpër ndaj Ramës, Haxhiut e Buzhalës: Të rrezikshëm – ja skenarët kundër Kurtit

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:23
Analisti politik, Lirim Gashi

Analisti politik, Lirim Gashi ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiut, Edi Ramës e Berat Buzhalës.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër këta persona dhe ‘thumbat’ që ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti në vazhdimësi.

“Qeveria e Kurtit dhe qytetarët e Kosovës e kanë fatin e keq që 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit të thumbohen pas shpine nga gjarpërinj të tillë tinëzar, të rrezikshëm e helmues.

Pyes veten pse janë kaq të uritur për të zhvatur, shpifur, gënjyer, mashtruar dhe tradhtuar popullin dhe vendin e tyre?

Sepse karakteri i tyre është jashtëzakonisht i poshtër, ndërsa zhvatja dhe tradhtia, pasion dhe obsesion i tyre si droga”, shkroi ndër të tjera Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Media tona të shitura janë kolona e pestë që e godasin vazhdimisht me thikë pas shpine popullin dhe shtetit tyre, ose më mirë të them krahu i zgjatur i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse.

Ato funksionojnë si një rrjet marimangash serbe dhe ruse dhe mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, Shqipërisë, si dhe pjesën e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët.

Zëdhënësi i opozitës sonë, i cili thotë atë që liderucet e partive tona opozitare nuk guxojnë ta thonë kurrsesi nga frika e humbjes edhe më të madhe të përkrahjes në popull, është Edi Doping Ramoviq.

Ndërsa drejtuesi i kolonës së pestë, i cili menaxhon mediat e Sputnikut në Kosovë nga Tirana, është Baton Stanishiq.

Ekzekutuesi i skenarëve të tij të pista, si trillimet dhe ekzagjerimet mikroskopike të aferave të paqena korruptive, është Borat Buzhala, bashkëpunëtor i ngushtë i Nikolla Grueskit, pra i një krimineli numër një maqedonas që u arratis në Hungari, ku e strehoi nga përgjegjësia para autoriteteve gjyqësore maqedonase. fashisti Viktor Orban, i cili. është shoku më i mirë i Vuçiqit pas Edi Doping Ramoviqit.

Ai do të mbahet mend si organizator i peticionit për kalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave, sikur shqiptarët të jetonin në kushte lufte, ku për shkak të varfërisë dhe pisllëkut të paparë kërcënoheshin me vdekje nga kolera, SIDA. sifilisi, morrat, zgjeba dhe ebola, ndaj u detyruan t'i dhuronin një pjesë të territorit të tyre Malit të Zi, për ta blerë udhëtimin falas në Evropë, për t'u shëruar.

Ai do të mbahet mend edhe si përkrahës i madh i Bashkimit të Komunave Serbe dhe Gjykatës Speciale.

Ai do të mbahet mend edhe si një grykës i madh që do ta shiste edhe gruan e tij për para.

Qeveria e Kurtit dhe qytetarët e Kosovës e kanë fatin e keq që 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit të thumbohen pas shpine nga gjarpërinj të tillë tinëzar, të rrezikshëm e helmues.

Pyes veten pse janë kaq të uritur për të zhvatur, shpifur, gënjyer, mashtruar dhe tradhtuar popullin dhe vendin e tyre?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat