“Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje

Aktuale

“Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 11:06
Blerta Deliu-Kodra- Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka bërë të ditur se ka ushtuar padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deliu Kodra ka sqaruar se këtë e ka bërë pasi pa deklaratave që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri  dy ditë më parë në një studio televizive.

Haxhiu tha  se  Deliu-kodra përkundër që s’kishte marrë pjesë  në mbledhjet e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, është kompensuar për to me 2351 euro.

“Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, kishte thënë ndër të tjera Ministrja Haxhiu.

E deputetja e PDK-së ka thënë se “tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.

Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti.

Shihemi në gjykatë, Albulenë!”, ka shkruar në kundërpërgjigjen e saj deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat