Osmani takon ambasadorët e QUINT-it në NATO, tregon çfarë diskutoi me ta

Aktuale

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it në NATO, tregon çfarë diskutoi me ta

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:07
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës në selinë e NATO’s në Bruksel është takuar edhe me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT’it në NATO, ShBA’së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Osmani ka deklauar se me ta ka diskutuar për sfidat e sigurisë në rajon dhe siç ka thënë rolin konstruktiv të Kosovës.

“Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës.

Eksploruam bashkërisht mundësi kreative për përparim në kohë reale dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat