ATK-ja arrin mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

Aktuale

ATK-ja arrin mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:57
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson se ka pasur një performancë të shkëlqyer, pasi ka arritur të ketë mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj.

ATK-ja thotë se kjo shifër është rritur për 92 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë 2022-2023.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023, ku janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 kemi rritje për 92 milionë euro.

Këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat