Prishtina përzgjidhet nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Aktuale

Prishtina përzgjidhet nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:08
Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti e ka cilësuar arritje të jashtëzakonshme që Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

Kurti në Facebook gjithashtu uroi të gjithë për këtë arritje.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.

Ndryshe, për këtë lajm ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Lajm historik! Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat