Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal deri në një vendim të Inspektoratit

Aktuale

Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal deri në një vendim të Inspektoratit

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:49
Erden Atiq

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka marrë vendim që të shtyjë afatin për lirimin e objektit komunal të shfryëtzuar nga strukturat paralale serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryetari Atiq ka njoftuar se shtyrja e ekzekutimit të vendimit ëhstë bërë deri në pranimin e një raporti nga Inspektorati komunal.

“Të dashur qytetarë, në lidhje me vendimin nr.01-713/031 dua të ju njoftoj se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal”, ka shkruar Atiq.

Sipas këtij vendimi, Inskeptiorati kiual obligohet që të faktoj rrethanat dhe arsyëet e përdorimit në fjalë.

Derisa sipas pikës 3 të këtij vendimi, raporti i inspektoratit duhet të sillet brenda 15 ditëve ndërsa ekzekutimi i tij do të ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore nëse palët refuzojnë lirimin vullnetar.

“1. Afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal.

2. Obligohet Inspektorati komunal, që të faktoj rrethanat dhe arsyet e përdorimit të bjektit në fjalë, që mbledhen përmes vizitave në teren dhe komunikimit me të gjitha palët.

3, Inspektorati komunal duhet të sjell raport nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas prnaimit të të cilit e pas vlerëismit të të gjeturave të cilit ky vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në tri pakt e këtij vendimi.
Sipas tij, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat