Takimi Kurti-Vuçiq, Bytyqi: E pakta që mund të pritet është një pajtim për mbajtje të zgjedhjeve

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq, Bytyqi: E pakta që mund të pritet është një pajtim për mbajtje të zgjedhjeve

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:55
Sef Bytyqi

Profesori, Sef Bytyqi ka thënë se ajo që mund të presim nga takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq më 14 shtator në Bruksel është një dakordim për mbajtje të zgjedhje.

Ai tha se Kosova veç se ka treguar gatishmëri dhe është radha e Serbisë që të mosndikojë në këtë proces.

“Është një takim mjaftë i rëndësishëm pasi vijë pas krizës, apo tensioneve që i pamë në veri. Mirëpo unë në të njëjtën kohë nuk mendojë që mund të presim që do të këtë përparim të madhe gjatë këtij takimi sa i përket tensioneve apo në përgjithësi dialogut…Ajo se çfarë mund të presim është një ripërkushtim apo rithirrje për mbajtjen e zgjedhjeve dhe Kosova veç se ka treguar gatishmëri për mbajte të tyre dhe do të këtë një ripërkushtim nga ana e Kosovës për mbajtje dhe tash mbetët që të këtë një pajtim edhe nga ana e Serbisë që të këtë pjesëmarrje të subjekteve dhe qytetarëve serbë në zgjedhje, pra të mos ketë ndikim të qytetarëve në proces votimi dhe nëse ndodh ky pajtim gjatë këtij takimi atëherë mund të thuhet se pritet që të fillojë procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja, mirëpo edhe kjo gjë nuk është e garantuar sepse e kemi parë se shpesh herë Beogradi ka qasje zvarritëse dhe po ashtu ka kërkesa maksimaliste, mirëpo e pakta që mund të pritet është një pajtim për mbajtje të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet me 14 shtator.

I fundit takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq kishte ndodhur më 2 maj në Bruksel, kur Ekipi Menaxhues përgjegjës për hartimin e një draft-Statutin e Asociacionit, e kishte shpalosur atë, derisa ishte refuzuar në plotni nga pala kosovare si “anti-kushtetuese” në mbi 60 pika të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat