Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Aktuale

Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 19:36
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Kosovën për mundësinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Rohde tha se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët

“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030!  Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale”, ka shkruar ai në X.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur triumf të jashtëzakonshëm organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani e ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e angazhuara për këtë, siç e ka quajtur ajo, arritje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat