Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar

Aktuale

Haxhiu: Menaxheri i rastit të 11-vjeçares nuk ishte i licencuar

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:26
Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, ka njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ai tha se Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen e ministrisë, por shkeljet nuk do të tolerohen.

“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur.

Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat