Haradinaj vjen me akuza të rënda për Kurtin: U zu në veturë me anëtarë të BIA-s serbe

Aktuale

Haradinaj vjen me akuza të rënda për Kurtin: U zu në veturë me anëtarë të BIA-s serbe

Nga: A.SH Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:22
Ramush Haradinaj

Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt nuk po “ i del inati” me kryemisnitrin Albin Kurti.

Ai në një studoi televizive ka akuzuar Kurtin se është zënë në veturë në një fshat të Klinës me anëtarë të BIA-s serbe duke shtuar poashtu se ka agjendë të njëjtë me Serbinë.

Ai ka thënë se Kurti është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Haradinaj më tej ka thënë se çfarë po i bën Kurti Kosovës nuk është e rastësishme, dikund kjo strategji ekziston.

Ai madje ka thënë se Kurti edhe pas ardhjes në pushtet po e mohon shtetin e Kosovës, duke fillaur nga vendimarrja, pozitat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat