Pas Hotit, edhe Limaj i mëshon tavolinës: Kurti e ka kthy shtetin në OJQ, janë qyqana

Aktuale

Pas Hotit, edhe Limaj i mëshon tavolinës: Kurti e ka kthy shtetin në OJQ, janë qyqana

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:20
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, lider i partisë Nisma Socialdemokrate, ka dhënë një intervistë në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, ku e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Në një momenti, Limaj i bie tavolinës, duke e akuzuar Kurtin se e ka kthy shtetin në OJQ.

“Në drejtimin e ministrive ka njerëz të paaftë, jo të guximshëm, të padijshëm dhe s’kanë ide. Janë qyqana, s’guxojnë me bë projekte të mëdha, nuk guxojnë me marrë vendime të mëdha, nuk guxojnë me shti investime bom” – tha Limaj, teksa i ra tavolinës.

Ditë më parë, tavolinës së emisionit “Pressing” i ra edhe Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat