Liburn Aliu: Tmerruese se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe konsiderohen si fakte nga Human Rights Watch

Aktuale

Liburn Aliu: Tmerruese se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe konsiderohen si fakte nga Human Rights Watch

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 20:29
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj raporteve të fundit të përdorura nga Frederic Abrahams i Human Rights Watch kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale. Ministri Aliu ka theksuar se disa prej këtyre raporteve janë të pasakta dhe të tendencioza dhe janë përdorur për të akuzuar UÇK-në në mënyrë të padrejtë.

Ai vlerësoi se është tmerruese të shohësh se raportet e shërbimeve dhe mediave serbe janë përdorur si dëshmi dhe janë pranuar si fakte nga organizata të njohura ndërkombëtare, siç është Human Rights Watch (HRW).

Duke u bazuar në dëshmitë e deritanishme të dëshmitarit të prokurorisë në Hagë, Frederic Abrahams, ministri Aliu tha se qëndrimet e dala nga institucionet e Serbisë, të cilat ai i cilësoi si të përpunuara dhe tendencioze, janë publikuar nga HRW pa bërë verifikimet e duhura në terren.

Ministri Aliu përfundoi duke shprehur bindjen e tij se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, pa dallim të etnisë, dhe se UÇK-ja do të dalë plotësisht e pafajshme.

Ai theksoi se Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe e pashmangshme dhe se njohja e kësaj të vërtetë do të ndihmojë në krijimin e kushteve për paqe dhe bashkëjetesë të qëndrueshme në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat