Aliu për dëshminë e Abrahams në Hagë: Tmerruese që raportet shërbimeve dhe medieve serbe përdoren për ta akuzuar UÇK-ë

Aktuale

Aliu për dëshminë e Abrahams në Hagë: Tmerruese që raportet shërbimeve dhe medieve serbe përdoren për ta akuzuar UÇK-ë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:08
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka komentuar dëshminë e raportuesit të Human Rights Watch, kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Frederic Abrahams u detyra të pranojë se nga ato çfarë e kishte thënë për UÇK-në, ishte bazuar në raportimet e medieve serbe.

Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Aliu ka thënë se është tmerruese kur raportet e shërbimeve dhe medieve serbe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, për të akuzuar UÇK-në.

Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Ëatch.

Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRW, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime”, ka shkruar ai në Facebook.

Aliu ka thënë se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme.

Abrahams ishte dëshmitari i 22-të, i cili ka dëshmuar në Hagë.

Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Megjithatë, avokatët kanë pasur kritika duke thënë se dëshmia e tij është e bazuar në opinione.

Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënë në deklarata të ndryshme. Ai thotë “nuk e di kush e ka thënë këtë”, madje thotë se “nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK”, ka thënë në seancën e djeshme Ben Emmerson, nga pala mbrojtëse e Kadri Veselit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarit të HRË-së, Frederick Abrahams se në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja, ka cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998.

Kreu i Qeverisë shprehet në median sociale “Facebook” se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Ëatch.

Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, theksoi Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat