Presidentja Osmani: 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë

Aktuale

Presidentja Osmani: 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujton 22 vjetorin e sulmeve 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 22 vjetorit të sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo datë ka ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.

Ajo ka thënë se Kosova sot nderon viktimat e këtij sulmi dhe riafirmohen përpjekjet e vendit tonë për vlerat që definojnë miqësinë me Amerikën.

“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm. “, ka shkruar presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat