Kuvendi nis sot sesionin vjeshtor

Aktuale

Kuvendi nis sot sesionin vjeshtor

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:24
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës sot do të nisë sesionin e ri vjeshtor duke filluar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia ka në rend ditë t’i caktojë dy seanca plenare, njëra me 23 pika e tjetra me 13.

Ndër pikat e seancës së parë që pritet të caktohet, janë edhe votimi i 3 marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat pushteti, pa votat e opozitës nuk ka arritur t’i miratojë dhe shqyrtimi i dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Kuvendi ka në procedurë 48 projektligje që kanë mbetur të papërfunduara nga sesionet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat