Kurti e emëron ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Aktuale

Kurti e emëron ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:06
Emin Hoxhaj Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme.

Ai ishte Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat