Haradinaj në takim me shefin e EULEX-it: Biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova

Aktuale

Haradinaj në takim me shefin e EULEX-it: Biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:59
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot e kemi pritur në takim shefin e ri të Eulex, z. Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uruam për detyrën dhe përgjegjësitë e reja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar shefin e EULEX-it për rolin konstruktiv që ky mision ka pasur në të gjitha fushat.

“Z. Barbano, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit”, është shprehur Haradinaj.

Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat