Osmani në përurimin e bustit të Nënë Terezës: Ia dhamë botës nënën e nënave

Aktuale

Osmani në përurimin e bustit të Nënë Terezës: Ia dhamë botës nënën e nënave

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Nënës Terezë, në hapësirën e Ambasadës së vendit tonë, në Shkup.

Nëna Terezë iu ka kthyer vendit të saj të lindjes nëpërmjet një busti. Në përurimin e tij kanë qenë të pranishëm presidentët e tri vendeve, prej nga ajo ka pasur rrënjët, Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Ambasada e Kosovës në Shkup, tha se nga ky qytet, ku lindi humanistja me famë botërore, nisi qëllimin që arriti të marrë zemrat e miliona njerëzve.

“Zemërgjerësia e saj ka kaluar fetë, kombet dhe statuset. Ky bust është simbol kujtese, jo veç i jetës së saj, por edhe vlerave që mbrojti, mirësisë, përulësisë që kishte. Ajo po kthehet e skalitur në Shkupin e saj, ndërkaq ne duhet të jemi krenar që botës ia dhamë nënë e nënave”, tha Osmani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se jeta e saj ka qenë e mbushur me përkushtim dhe dhembshuri.

“7 vjet më parë ajo u nderua nga Papa Françesku, por për ne mbetet nëna Terezë, nëna që i doli shpresë njerëzve në dëshpërim. Duhet që me përulësi e mirënjohje ta ruajmë trashëgiminë e vlerave të larta morale e që të jemi pranë njerëzve”, tha Begaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se ajo është një nga personalitetet më të rëndësishme dhe më të çmuara të shekullit 20.

“Për ne, bashkëqytetarët e saj, ajo mbetet shkupjania, Gonxhe Bojaxhiu, pikërisht në qytetin e lindjes, ku i kaloi 18 vjetët e para të jetës, të cilën 4 herë më vonë e ka vizituar. Ajo ishte modeste, e përkulur, koshiente për kapacitetet tona si individ të kufizuara”, u shpreh i pari i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat