Rukiqi: “Rruga e Re” mundëson që të tejkalohet diskursi linçues, populist dhe frikësues

Aktuale

Rukiqi: “Rruga e Re” mundëson që të tejkalohet diskursi linçues, populist dhe frikësues

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 22:22
Berat Rukiqi

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, tha se “Rruga e re” mundëson që të tejkalohet, siç u shpreh ai,  diskursi linçues, populist dhe frikësues.

Ai u shpreh se qëllimi është që të shkohet në një drejtim tjetër që synon që për një dekadë, siç tha ai, Kosova të ketë një paradigmë zhvillimore që sipas tij, nuk e ka pasur asnjëherë në periudhën e pasluftës.

“Ne besojmë që “Rruga e Re” në një anë, përfundimisht e tejkalon, apo mundëson që të tejkalohet ky diskursi linçues, populist dhe frikësues, e në anën tjetër të mos mbetemi aty, por të shkojmë në një drejtim tjetër që synon që për një dekatë,

Kosova të ketë një trend apo një paradigmë zhvillimore që nuk e ka pasur asnjëherë në periudhën e pasluftës”, u shpreh ai në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat