Gërvalla pret në takim ministrin izraelit të Turizmit, shqyrtohet mundësia e lëvizjes pa viza

Aktuale

Gërvalla pret në takim ministrin izraelit të Turizmit, shqyrtohet mundësia e lëvizjes pa viza

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 22:32
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla njofton se ka mirëpritur ministrin e Turizmit në Izrael, Haim Katz.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla thotë se kanë pasur “diskutime produktive”.

“Më herët sot mirëprita në Kosovë Ministrin izraelit të Turizmit, z. Haim Katz. Ne patëm diskutime produktive rreth zhbllokimit të potencialit të plotë të sektorit tonë të gjallë të turizmit dhe eksplorimit të mundësisë së udhëtimit pa viza midis vendeve tona”, ka shkruar Gërvalla.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe homologu i saj izraelit, Haim Katz, kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, kjo ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat