Muja i quan të kthyeshme masat e BE-së: Zgjedhjet në veri mund të organizohen përmes peticionit

Aktuale

Muja i quan të kthyeshme masat e BE-së: Zgjedhjet në veri mund të organizohen përmes peticionit

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:30
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se masat e Bashkimit Evropian për Kosovën janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Gjatë një interviste, Muja tha se me qeverisjen Kurti Kosova ka shtrirë sovranitetin në veri si dhe ka filluar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve 23 vite pas luftës.

“Unë besoj që ato masat janë të përkohshme, siç e thonë ata të kthyeshme. Unë besoj që janë thellësisht të padrejta sepse në fakt për çfarë të ushtrohen masa ndaj shtetit të Kosovës, për çfarë?”, u shpreh Muja.

Ndërsa i pyetur nëse mund të shkoj Policia e Kosovës në veri pa koordinim me KFOR-in, Muja tha se kjo është gjithçka që është trashëguar nga e kaluara.

“Gjithqfarë kemi trashëguar ne është kjo. Është diku fushata e vitit 2021 dhe në rajonin e Mitrovicës ishte ballafaqimi me ato forcat që i kanë rezistua shtetit të Kosovës. Ato i ke pas, ca i ke pas në veri por ke pas edhe në jug por ajo çfarë i ka përbashku ato forca të errëta është sulmi ndaj autoritetit qendror të Kosovës ose përpjekjet e Kosovës që të jetë një pushtet më i decentralizuar dhe i njëjtë për të gjithë. Ajo çka unë vërej tash nga vizitat në Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok është që shteti i Kosovës po funksionon. Dhe kjo më jep kënaqësi të jashtëzakonshme”, u shpreh Muja.

Ai tha se ndjenja e pasigurisë së kohës së Radojiqiqit do të vazhdoj të sfidoj shtetin e Kosovës por shtoi se shtrirja e sovranitetit në veri ka qenë mandat i kryeministrit Kurti.

“Ajo ndjenja e tmerrshme e pasigurisë ose brutalitetit të atyre forcave të tmerrshme që manifestoheshin përmes kokës së Radojiqiqit unë i shoh përgjithësisht të mundura sado që do të vazhdojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës por mendoj që ka qenë edhe detyrë, edhe mandat i kryeministrit Albin Kurti që të realizoj pikërisht atë dhe me gjasë siç shihet edhe nga vendimet e shtrirjes së autoritetit atje, e dhe nga përpjekjet e Policisë së Kosovës, edhe ATK-së, edhe nga rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve të Mitrovicës Veriore të cilët 23 vite pas luftës nuk kanë guxu të kthehen atje, unë i shoh këto shenja të kthimit të normalitetit. Ati normalitet atje është për të qëndruar”, deklaroi deputeti Muja.

I pyetur nëse ky normalitet do të zgjas edhe pas rizgjedhjeve në katër komunat veriore, Muja tha se Kosova është shtet ligjor dhe se një gjë e tillë mund të bëhet përmes peticionit.

“Ajo çka unë e di është që është bërë UA dhe Kosova është vend i ligjeve dhe Kushtetutës të cilat duhet të respektohen. Tek e fundit demokracia qëndron në një vijë të hollë të respektimit të ligjit. Edhe ajo duhet të jetë mësimi i parë për ne si shoqëri dhe ligji duhet të vlej për të gjithë ata që aspirojnë ndryshimin e kryetarëve të komunave dhe ajo duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. Ndryshimi ose çfarëdo iniciative për ndryshimin e kryetarëve të Komunave, megjithëse ata atje ushtrojnë një pozitë në zgjedhje të cilat janë pranuar ndërkombëtarisht nga deklarata e QUINT-it, por ajo çfarë unë e di është që ndoshta për raste kur ka nevojë që të shtohet pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisje lokale, mund të shfrytëzohet mekanizmi i ndryshimit të kryetarëve përmes peticionit”, ka thënë deputeti Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat