Sallahu: 247 raste janë dërguar në Prokurorinë Speciale, të gjitha janë mbyllur

Aktuale

Sallahu: 247 raste janë dërguar në Prokurorinë Speciale, të gjitha janë mbyllur

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:51
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, deklaroi që deri më tani janë dërguar 247 raste në Prokurorinë Speciale, mirëpo që sipas tij, asnjëra nga to nuk është mbyllur ose analizuar.

Sallahu tregoi që disa nga këto raste janë dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, derisa shtoi që mos angazhimi i Prokurorisë në këto raste, mund të ketë tendenca të hakmarrjes.

“247 raste janë dërguar në Prokurorinë Speciale. Janë dërguar nga Ministria e Infrastrukturës raste të shumta, ato janë mbyllur. Po ashtu edhe Ministria e Tregtisë e Industrisë kanë dërguar raste të shumta, edhe ato janë mbyllur. Mirëpo, asnjë deri më tani nuk është analizuar ose marrë parasysh. Problemi qëndron që drejtësia selektive për ne, është padrejtësi e skajshme. Për të ndryshuar një gjë të tillë, ne duhet të punojmë bashkërisht. Pra, në kuptimin e iniciativave ligjore, e për të shembur njëherë e përgjithmonë tendenca të tilla që kanë njëfarë lloj refleksioni, ndoshta të hakmarrjes, ndaj subjekteve të caktuara”, vlerësoi Sallahu.

Më tej, Sallahu tha se Kosova nuk guxon të ketë një Prokurori e cila është e pavarur nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat