Sallahu: Opozita 20 vjet e ka plaçkit këtë vend

Aktuale

Sallahu: Opozita 20 vjet e ka plaçkit këtë vend

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 00:00
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se opozita nuk ka pasur për qëllim ndërtimin e shtetit për 20 vite por që ta plaçkit atë, raporton teve1.info

Sallahu ka thënë se ekzistojnë 13 banesa dhe parcela të ndryshme të cilat janë mbajtur të bllokuara për 20 vite, derisa me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes, për ato prona është bërë një plotësim-ndryshim i ligjit dhe kanë filluar t’u falen familjeve në nevojë.

“Opozita ka nejt 20 vjet me këtë frymë të bërjes korrupsion dhe për të qeverisur me forma shantazhi, kërcënime të ndryshme dhe ja ku jemi pra. 20 vjet kanë punuar në forma më të këqija të mundshme dhe kur jemi ardhë në Qeveri dhe ministri të caktuar kemi parë probleme marramendëse. Shikoni çka kanë bërë, po ta tregoj një rast jashtëzakonisht të lehtë edhe për emisionin e juaj ndoshta i këndshëm. Ligji për administrimin dhe sekuestrimin e pasurisë, i kemi deri tash të konfiskuara nga gjykata 13 banesa.

Prej vitit 2000 ato banesa nuk kanë mundur as të shiten e as të jepen në shfrytëzim sepse e kanë prodhuar një ligj të tillë që i kanë ndaluar ato. Çka kanë bërë, kanë paguar shpenzime, kanë paguar kompani të ndryshme me i mbajt ato banesa, me i mirëmbajt dhe kanë mbet prej 2000-ës janë diku 13 banesa të ndryshme po ashtu edhe toka që mirëmbahen. Tash kur jemi ardhë na, e kemi bërë një plotësim-ndryshim dhe kemi thënë që këto banesa mund të shfrytësozhen dhe mund të shiten. Në momentin që e kemi bërë një plotësim-ndryshim të tillë kemi filluar t’i japim këto banesa për raste në nevojë. Këto sene nuk i kanë bërë, sepse nuk ka qenë synimi me ndërtua shtet, por për ta plaçkitë atë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat