“Kush e quan kombëtaren e Kosovës përfaqësuese, e shaj me nanë”/ Tali i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut

Aktuale

“Kush e quan kombëtaren e Kosovës përfaqësuese, e shaj me nanë”/ Tali i reagon ashpër Nexhmedin Spahiut

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:03
Driton Tali

“Kush e quan kombëtaren e Kosovës përfaqësuese, e shaj me nanë”, kështu është shprehur mbrëmë analisti Nexhmedin Spahiu.

“Çdo kombëtare është përfaqësuese, po jo çdo përfaqësuese është kombëtare”, ka thënë ai.

Për këtë ka reaguar, analisti Driton Tali, i cili ka thënë se Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi nuk po e kuptojnë që “kombi kosovar nuk është "komb i ri shqiptar" por është komb multietnik e multifetar siç janë kombet tjera politike si bie fjala ai britanik apo amerikan ose australian etj”.

Postimi në Facebook:

A përsëri qenka hap tema e kombit kosovar, a!?

Kërqyshna me kuptu këta baballartë e kombit kosovar si Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi...., që:

kombi kosovar nuk është "komb i ri shqiptar" por është komb multietnik e multifetar siç janë kombet tjera politike si bie fjala ai britanik apo amerikan ose australian etj!!!

Sa kemi hise ne shqiptarët në kombin kosovar kanë po aq edhe turqit, romët, ashkalitë, egjiptasit, boshnjakët, goranët e serbët, së bashku me të gjithë të tjerët të cilët Kosovën e kanë shtëpi të tyre. Në këtë frymë është edhe Kushtetuta jonë por edhe Flamuri i Kosovës.

Qasja ndaj kombit kosovar si veç shqiptar (apo si "komb i ri shqiptar" ose "monotenik e multifetar", siç i referohen disa) aq sa është anti kushtetuese dhe që po i lëndon ndjenjat e shumë shqiptarëve, më shumë është qasje raciste dhe anti demokratike e anti Perendimore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat