Reagon Klinaku për bastisjen në familjen e heronjve Fazliu: Në mungesë të fakteve po bëjnë filma dhe spektakle

Aktuale

Reagon Klinaku për bastisjen në familjen e heronjve Fazliu: Në mungesë të fakteve po bëjnë filma dhe spektakle

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:41
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Vesternëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku në një linjë telefonike në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me bastisjen nga ana e Dhomave të Specializuara të Kosovës në familjen e dëshmorëve të kombit Bahri e Fahri Fazliu.

Ai ka thënë se Prokuroria Speciale në mungesë të fakteve po bëjnë “filma dhe spektakle”.

“Në mungesë të fakteve po bëjnë filma dhe spektakle qysh kanë bërë vazhdimisht” , ka thënë ai.

Tutje Klinaku ka thënë se të gjitha faktet që i kanë, i kanë prej pushtuesit[Serbisë] dhe se nuk kanë asgjë konkrete.

“Bëjnë spektakle se nuk kanë fakte, dhe të gjitha ato fakte që i kanë që po dalin dita ditës nga ana e përgjimeve, i kanë prej pushtuesit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, ka thënë Klinaku.

Klinaku ka thënë se ZPS nuk ka asgjë konkrete dhe se “aq poshtërsisht vijnë në familjet e heronjve dhe bëjnë bastisje, pastaj kur dalin i lënë fotografit e heronjëve nëpër tokë, sikur në kohën e pushtuesit serb”.

Ai ka thënë tutje se e keqja më e madhe është se as partitë politike e as Qeveria nuk bëjnë kurrfar reagimi.

“Sa i përket Gjykatës Speciale këta nuk guxojnë as të flasin për të, ndërsa sa i përket gjykatave tona këtu në vend dhe prokurorisë i sulmojnë vazhdimisht edhe kur ndajnë drejtësi”.

Ndërsa Klinaku ka folur edhe për audio-incizimin i cili doli së fundmi ku shefi i BIA-së serbe për Kosovës fliste me një person për provë, dokumente apo fakte të dorëzuara kundër liderëve të UÇK-së duke thënë se një gjë e tillë ka qenë e ditur për OVL-UÇK-në.

“Të gjitha këto kanë qenë të ditura për ne, sepse ne i kemi pas materialet e tyre që kanë dal si skandale nga ana e Dhomave të Specializuara, pra ju kanë dalë materialet dhe në të gjitha në ato letra kanë qenë këto publikime apo audio-incizime “.

“Këta vazhdimisht kanë komunikuar me Prokurorin serb për krime luftë, Vladimir Vukçeviq, d.m.th. prokurorët e Gjykatës Speciale. Po ashtu, në ato materiale ka pas akuza të Serbisë pushtuese dhe bashkëpunëtorëve të tyre që i kanë përdorë qoftë më herët në UNMIK, EULEX, Tribunal të Hagës për krime lufte në Jugosllavi… e të njëjtat i përdor edhe Gjykata Speciale”.

Ai ka thënë se [ZPS] ka bashkëpunëtorë dhe se ata kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë sepse “të gjitha materialet janë të Serbisë”.

“Ne kemi thënë edhe atëherë kur shokët tanë i kanë marr në burg, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ne kemi thënë vazhdimisht edhe nëpër konferenca për gazetarë, se pushtuesi serb intervistimet e dëshmitarëve i ka marrë gjatë luftës e pas luftës… disa janë dëshmitarë të shantazhuar e disa të manipuluar nga zyra e Prokurorit me seli në Hagë e në Beograd”, ka përfunduar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat