Tomë Gashi me akuza për Lajçakun dhe Borrelln: Janë në anën e Serbisë

Aktuale

Tomë Gashi me akuza për Lajçakun dhe Borrelln: Janë në anën e Serbisë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 17:34
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në lidhje me takimin e radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten, më 14 shtator, ka thënë se nuk do të ketë rezultat.

Dhe sipas tij, marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vështirë të arrihet derisa i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell “të jenë 100 për qind në anën e Serbisë”.

“Nuk do të ketë rezultat, kështu thënë në gjuhën më të thjesht, do të jetë takimi i radhës diku pas tre muajve. është kërkesë e lehtësuesve të dialogut, në mes të Kosovës dhe Serbisë. mirë që tani nuk po thirret dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por paska është ndryshuar qasja”

“Dhe derisa Lajçak dhe Borrell janë 100 për qind në anën e Serbisë  është tepër e vështirë të arrihet një marrëveshje. Ne prizmin tim unë shpeshherë e shoh Borrelin si një zëdhënës të Qeverisë së Serbisë apo të presidentit të tyre, Vuçiq”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat