Syla: Ish-presidenti Thaçi e dëgjoi zërin e perëndimorëve, ai nuk e mallkon Gjykatën Speciale

Aktuale

Syla: Ish-presidenti Thaçi e dëgjoi zërin e perëndimorëve, ai nuk e mallkon Gjykatën Speciale

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:03
Hashim Thaçi

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës i cili aktualisht ndodhet në Hagë, e ka dëgjuar zërin e perëndimorëve për të kaluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës nëpër një proces siç është Gjykata Speciale.

Sipas Sylës, ish-presidenti Thaçi është njeriu më pro perëndimor, kjo sepse sipas tij, është i vetmi “i burgosur” të cilit iu lejua dhënia e një interviste nga një gjykatë e tillë.

“Vet fakti që të vetmit njeri, të vetmit ish-të themi “të burgosur”, dmth është presidenti Thaçi që i është lejuar një intervistë nga gjykata e tipit të tillë. Dhe kjo tregon në radhë të parë se gjykata sado që mundohet ta filtrojë, sado që mundohet të paraqitet e rreptë në qëndrimet e veta, ka treguar se është një gjykatë e cila nuk e shurdhon deri në skajshmëri zërin e të paraburgosurve. Dhe vet fakti që duke e lejuar intervistën e tregon një element që jemi gjykatë demokratike, nuk jemi gjykatë e shteteve diktatoriale dhe nga ana tjetër dhe vet profili i lartë politik i presidentit ka bërë që ti mundësohet dhënia e një interviste. Kështu që edhe gjykata ka përfitu nga kjo intervistë, ndërkaq ne e pamë mesazhet që kanë dalë nga ato 2 mijë fjalë, janë mesazhe të një lideri që edhe nga pozicioni i grilave të burgut qon mesazhe humane”, tha Syla.

Tutje Syla theksoi se për ish presidentin Thaçi nuk ka qenë e lehtë të dëgjoj zërin e perëndimorëve për sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, por që pavarësisht kësaj ai tha se Hashim Thaçi nuk e mallkon as perëndimin e as këtë gjykatë,  por që përkundrazi dërgon mesazhe humane e kombëtare.

“Ai njeriu më pro perëndimorë, e dëgjoi zërin e perëndimorëve për ta krijuar, për të kaluar UÇK-ja nëpër një proces të tillë, pra përmes një gjykate ndërkombëtare. Nuk ka qenë e lehtë, ai njeri nuk e mallkon as perëndimin, as Gjykatën Speciale. Ai njeri dërgoi mesazhet më humane dhe më strategjike kombëtare dhe politike”, shtoi Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat