Edhe pas disa orësh vazhdon bastisja nga EULEX-i në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së

Aktuale

Edhe pas disa orësh vazhdon bastisja nga EULEX-i në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:42 Përditësuar në ora: 13:58 më 14.09.2023
Foto ilustrim

Vazhdon bastisja në shtëpinë e Behar Berishës, largohen disa hetues të Speciales

Hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë parë duke dal nga shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ekipi i medias ndodhet në vendin e ngjarjes.

Bazuar në pamjet e siguruara nga shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, hetues të Prokurorisë së Specializuar janë parë duke u larguar nga shtëpia, por rreth saj ndodhen ende forca të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.

Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të shoqëruar me Policinë e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Behar Berishës në lagjen Kodra e Trimave.

Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës.

Bastisja nga EULEX-i në Kodër të Trimave, vendoset perimetri i sigurisë

Është vendosur perimetri i sigurisë në një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë, pasi njësitet e Policisë së EULEX-it janë duke bastisur.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.

Përndryshe dje me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Bastisja e shtëpisë së ish-ushtarit të UÇK-së, pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e së enjtes është bastisur shtëpia e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tek lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Gazeta Insajderi ka shkuar në vend të ngjarjes për ta përcjellë ngjarjen, teksa ka mësuar se bastisja ka filluar nga ora 07:30.

Prezent pranë derës së shtëpisë së Berishës është parë një polic.

Më herët u raportua për prezencë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe policisë së EULEX-it.

--

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Sipas mediave, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimet, siç raporton kjo medie gjithashtu pretendojnë se supozohet se do të ketë edhe arrestime.

Kujtojmë, se ditë më parë iu është konfiskuar telefoni Rrustem Mustafës-Remit, Nait Hasanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat