Ish-deputeti i VV-së Haki Abazi shpërndanë në Kuvend foto të Kurtit me mbishkrimin “Zdravo Banda”

Aktuale

Ish-deputeti i VV-së Haki Abazi shpërndanë në Kuvend foto të Kurtit me mbishkrimin “Zdravo Banda”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:39
Haki Abazi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi në seancën e parë sot, para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka shpërndarë disa fotografi nga afera “Zdravo” .

Ish-deputeti i VV-së i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë i ashpër me Qeverinë Kurti, tha se partia në pushtet dëshiron të humb vëmendjen nga Milan Radojiçiq, duke folur për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Abazi iu tha deputetëve të VV-së se ka Radojiçiq por ka edhe koordinim me deputetët e Listës Serbe, ndërsa shtoi se “erdhën shokët tuaj këtu e ju zo s’guxoni asnjë të bëni”, ndërsa shfaqi dy fotografi para deputetëve nga “afera Zdravo”, njëra ku shihet Mimoza Kusari-Lila, Milan Radojiçiq dhe Sllavko Simiq, ndërsa tjetra ku shihet Kryeministri Kurti e në të shkruan “Zdravo Banda”.

Image
Haki Abazi

“Ka edhe Radojiçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e s’guxoni me bo zo asnjë. Qe vinë i marrin paret e taksapaguesve të Kosovës, vazhdoni edhe me ia pagu rrymën, edhe s’guxoni me bo zo.

Jeni të njëjtit që vazhdoni mandatin e EULEX-it që vazhdojne bastisin shtëpijat e veteranëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të cilat makina dikur i ka rrotullu VV. Është ky kryeministër, është ky legjislacion. Vazhdon degradimi i UÇK-së. Do të thotë është një listë e gjatë e gjërave, e jo mesdheu po as oqeani nuk e mbulon”, tha ai në Kuvend.

Image
Haki Abazi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat