​Çeku tregon nëse do të ndërtohet stadium i ri për KF Ballkanin

Aktuale

​Çeku tregon nëse do të ndërtohet stadium i ri për KF Ballkanin

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:43
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se në qytetin e Suharekës do të ndërtohet një stadium i ri i futbollit.

Këtë lajm i pari i MKRS-së e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës, aty ku ka treguar se po presin që të caktohet lokacioni nga ana e kësaj komune si dhe projektin zbatues dhe më pas Qeveria e Kosovës do ta ndajë buxhetin për këtë projekt.

“Suhareka është e përfshirë në planin e investimit për infrastrukturën e futbollit për të cilën kemi diskutuar edhe me nivelin lokal dhe me organizatat vendore por edhe ndërkombëtare të futbollit me qëllim konsolidimin e infrastrukturës së futbollit. Në Suharekë planifikohet të ndërtohet stadiumi ku Ministria e Kulturës dhe e Sportit, komuna dhe Federata e Futbollit do t’i bashkërendojnë veprimet dhe do t’i ndajnë përgjegjësitë ndërmjet tyre. Komuna duhet ta sigurojë lokacionin, pasi të sigurohet lokacioni, komuna duhet ta hartojë projektin zbatues dhe në momentin që komuna i ndërmerr këto dy veprime, ministria dhe Qeveria e Kosovës do t’i ndajnë mjetet e nevojshme buxhetore për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës".

Ndryshe, Ballkani është skuadra që po vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në një stadium me bari sintetik, derisa për herë të dytë radhazi është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat