​Kuvendi i Leposaviqit voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Aktuale

​Kuvendi i Leposaviqit voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:50
​Kuvendi i Leposaviqit

Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lajmi është dhënë në rrjete sociale nga Alban Uka, nënkryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t'i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, shkroi Ukra në Facebook.

Ndërsa priten detaje të tjera rreth këtij vendimi, kujtojmë se Mitrovica e Veriut ishte komuna e fundit që u anëtarësua në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Komunat më veriore të Republikës së Kosovës nuk ishin anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001 pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit në Kosovë.

Nga 38 komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitete, japin ide e sugjerime, marrin pjesë në të gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendi, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.

Po ashtu komunat anëtare marrin shërbime, projekte e zhvillim të kapaciteteve nga Asociacioni i Komunave dhe Qendra e Trajnimit brenda Asociacionit.

Anëtarësimin e një komune në Asociacion e bën Kuvendi i AKK-së me shumicën e votave dhe pas kërkesës së një komune, e cila bën kërkesë pas vendimit të Kuvendin e Komunës përkatëse ku shpreh interesim, dëshirë dhe nevojë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat