“Këta dy njerëz, krejt çka posedojnë i kanë vjedhë, veç shkollën e ka ble”/ Korçari akuzon Thaçin e Veselin për gjendjen në Kosovë

Aktuale

“Këta dy njerëz, krejt çka posedojnë i kanë vjedhë, veç shkollën e ka ble”/ Korçari akuzon Thaçin e Veselin për gjendjen në Kosovë

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 14:20
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Mërgimtari dhe komentuesi i ngjarjeve në skenën politike vendore, Bruno Korçari ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi që sipas tij, tregon dy personat “fajtorë” për gjendjen e tanishme në Kosovë.

Në fotografi janë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaç dhe ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas tij, Thaçi e Veseli janë dy personat përgjegjës për vjedhjen e vendit, njollosjen e UÇK-së etj.

Image
Postimi i Bruno Korçarit në Facebook

Postimi i plotë:

Këta dy njerëz, krejt çka posedojnë i kanë vjedhë, veç shkollën e ka ble.

Këta dy njerëz e vjedhën popullin, e njollosën emrin e UÇK-së, i shkatërruan ëndrrat e rinisë, i sollën çdo të keqe këtij vendi për interesa të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat