Liburn Aliu e godet Avdullah Hotin “që e largoi projektin për ndërtimin e shtëpive në Veri”

Aktuale

Liburn Aliu e godet Avdullah Hotin “që e largoi projektin për ndërtimin e shtëpive në Veri”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:47
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu njoftoi se ka po vazhdon ndërtimi i disa shtëpive në veri vendit.

Duke shkruar për këtë, ai e ka goditur ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke publikuar një titull të vitit 2020 ku shkruhet: “Serbia investon milionat në veri, Qeveria Hoti largon projektin 500 mijë eurosh për shtëpitë e shqiptarëve”.

“ Po vazhdon  Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës. Tashmë përpjekjet tona për ndërtimin e Shtëpive të para në Veri të Republikës së Kosovës, veçse kanë marrë rrugën e duhur. 

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës”, shkroi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat