Zgjedhjet në Veri, Borell thotë se ka marrë garanci nga Vuçiq

Aktuale

Zgjedhjet në Veri, Borell thotë se ka marrë garanci nga Vuçiq

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:20
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë konferencës për media, ka folur edhe sa i përket zgjedhjeve të reja në Veri.

Ai komentoi dy opsionet për t’i shpallur zgjedhjet, mirëpo e përsërit se dorëheqjet e katër kryetarëve është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë.

Borrell tha se ka marrë garanci nga Vuçiq se serbët do të angazhohen për zgjedhjet në Veri.

“Zgjedhjet mund të shpallen përmes dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në Veri të Kosovës ose përmes mbledhjes së nënshkrimeve nga serbët e Kosovës për t’i shkarkuar kryetarët.

Më lejoni që ta sqarojë se BE e sheh dorëheqjen e kryetarëve, të cilët janë zgjedhur vetëm nga 3 për qind e popullsisë, si mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. Procedura tjetër, kërkimi i nënshkrimeve, nuk është e sigurt. Serbët e Kosovës pritet që të tregojnë konstruktivitet dhe të angazhohen, pa kushte, në procesin zgjedhor, ata duhet të marrin pjesë… dhe mirëpres garancinë që mora sot nga presidenti Vuçiq për këtë. Nëse nuk ka progres në zgjedhje, rreziku për ripërshkallëzim do të vazhdojë të jetë i rrezikshëm mbi zbatimin e marrëveshjes dhe në procesin e normalizimit”, tha Borrell. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat