Spahiu: Opozita nuk është e fortë mjaftueshëm për ta quar vendin në zgjedhje

Aktuale

Spahiu: Opozita nuk është e fortë mjaftueshëm për ta quar vendin në zgjedhje

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:14
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova nuk mund të shkoj në zgjedhje derisa të forcohet opozita.

Spahiu tha se opozita nuk është e fortë mjaftueshëm për të quar vendin në zgjedhje, derisa sipas tij kryeministri aktual dhe partia e tij vetëvendosje, nuk kanë interes për një gjë të tillë.

“Zgjedhje nuk mund të ketë se nuk ka asnjë shenj që opozita po forcohet. Nuk është interes i Albin Kurtit ose VV-së për të provokuar zgjedhje, është interes i opozitës me e rrëzu Albin Kurtin, natyrisht nëse munden. Por problemi është që nuk kanë numra sepse me shku drejt zgjedhjeve duhet me ia marrë deputetët kapak kapak dhe me bë far thyerje, përçarje brenda partisë. Në mënyrë që me provoku zgjedhje. Nuk shoh, me këtë ritëm se janë dalë dy deputet për 2 vjet e gjysmë, hajde edhe dy po dilkan deri në fund të mandatit. Nuk shoh zgjedhje të reja. Gjithmonë ka zgjidhje por është vetëm se duhet me ditë me bë zgjidhje dhe është problemi sa ka fuqi me bë zgjidhje”, u shpreh Spahiu.

Ndërsa, sa i përket çështjes së veriut të Kosovës, Spahiu tha se nuk mund të arrihet një sukses madhor siç është veriu pa pasoja.

“Kurse sa i përket punës së veriut, ta kuptojmë se çështja e veriut e ka çmimin e vet. Nuk mundesh t’i e pas një sukses madhor që nuk e ka arrit këtë sukses qe 23 vitet e fundit dhe mos me pas pasoja për këtë. Çmimi janë sanksionet, sjelljet, por megjithatë, situata tani në veri është krejt e ndryshme nga ajo që ka qenë. Sigurisht që është më e mirë”, u shpreh Spahiu.

Ai tha se sanksionet e BE-së janë vënë sepse janë thyer rregullat e negocimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat