Analistët: Borrel i njëanshëm, Kosova të rreshtohet karshi aleatëve

Aktuale

Analistët: Borrel i njëanshëm, Kosova të rreshtohet karshi aleatëve

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Sot është zhvilluar takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Pas disa orësh diskutimesh me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë i BE-së, Josep Borrell, takimi është kryer ka ndonjë marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.

Kurse përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e tyre të kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.

Analistët dhe politikë sonte në RTK Prime, vlerësuan se Josep Borrell, ishte e njëanshëm në takimin e sotëm. Sipas tyre Kosova duhet të punojë me aleatë.

Dugolli: Kosova po tentohet të vendosët për mur

Profesori Bujar Dugolli vlerësoi se nga ky takim nuk është pritur dicka serioze.

“Nuk ka qenë ndonjë proces apo ndonjë draft marrëveshje që ka qarkulluar si mundësi që mund të ketë një pajtim mes palëve, por patjetër që nuk e kemi pritur që të ketë një përplasje të tillë apo ndonjë pozicionim të tillë të ndërmjetësuesve për faktin se përplasja e tillë lendon seriozisht  edhe raportet edhe procesin”, tha ai për RTK Prime.

Dugolli tha se pajtohet që kryeministri Kurti është në një pozicion shumë të vështirë për shkak të kësaj qasje jo të drejtë të emisarëve Lajqak dhe Borell.

Ai tha se nuk duhet të harrojmë se procesin e mëhershëm e udhëhiqte Britania e Madhe, i cili është një

“Mos të harrojmë se edhe plani franko gjerman apo aktivizimi i Francës dhe Gjermanisë  si asnjëherë më parë ndodhi për shkak të qasjes së tyre sepse vinë nga dy shtete mos njohëse dhe ato e kishin shprehur edhe më herët këtë animin krahas Serbisë . mos të harrojmë që ky Lajçaku që ndërron kushtet  e Asociacionin do të duhet ta bëni sipas  parimeve të 2015 dhe kushtetuta s’është bibël as kuran duhet të ndryshohet për më ja përshtat kërkesave të Serbisë”, theksoi ai.

Dugolli theksoi se tani tentohet të vendosët për muri Kosova duke e kërcënuar duke edhe me këto sanksione edhe me viza edhe me gjithçka  që është e mundur për ta detyruar që të pranoj gjëra që e dëmtojnë shtetin e Kosovës . “ Unë jam 100% në përkrahje të kryeministrit me qëndrimet që po i mbanë në raport me këtë proces”, tha ai.

Koci: BE me qëndrim të njëanshëm

Politologu, Milazim Koci, theksoi se është befasuar nga qëndrimi i njëanshëm i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. “Fjalia qendrore e Borellit ka qenë kjo “zbatimi i ujdive dhe marrëveshja e Ohrit të behet paralel, por Asosacionit të ketë prioritet” kjo fjali ka kontradiktë brenda vetë vetvetes, sepse nuk mund të bëhet  jetësim të marrëveshjes nga dialogu dhe marrëveshja e Ohrit paralelisht”, theksoi ai.

Ai tha se pozicioni nuk ka si të jetë tjetër kryeministri i Kosovës, o duhet të pajtohet më të ose je pala që e dështon këtë marrëveshje.

Xani: Kosova do të duhej patjetër të rreshtohet karshi SHBA-ve

Analisti politik, Visar Xani, tha se ndonjëherë ndikon në diplomaci, por jo çdoherë vendimet e drejta janë diplomatike.

“Konsideroj që periudha e fundit që kemi pasur mos koordinimet me aleatët strategjik janë si pasojë e këtyre veprimeve që Serbia ka depërtuar shumë brenda BE-së, gjë që po u jep shumë prioritet interesave të saj, konsideroj që Kosova do të duhej patjetër të rreshtohej karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim që si palë e dobët në negociata t’i prezantoj interesat e saj përmes SHBA-ve, në këtë takim mendoj që kemi qenë pa aleatë”, thekso ai.

Sipas Xanit, nëse do të kishim ndonjë aleat nuk do të kryhej takimi kaq shpejt. “Është prej takimeve më të shkurta nga takimet që janë mbajtur në Bruksel’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat