“Me forcën e armëve” – Latifi: Janë 3 mënyra për ta zgjidhur problemin me Serbinë

Aktuale

“Me forcën e armëve” – Latifi: Janë 3 mënyra për ta zgjidhur problemin me Serbinë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:24
Blerim Latifi

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në Pressing të T7 se ekzistojnë tri mënyra për ta zgjidhur problemin në mes të Kosovës.

Si pikë e parë Latifi përmendi ”forcën e armëve“, pra luftën – por ai tha se ”kjo ka përfunduar në vitin 1999”.

”E para është me forcën e armëve, unë dhe t’i kemi një problem për një territor të caktuar dhe hajde e zgjedhim siç e ka zgjedhur njerëzimi prej fillimit”, ka thënë Latifi, të enjten.

Si pikë të dytë e përmendi një zgjidhje të imponueshme nga perëndimi, por se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po kanë vullnet për këtë.

”E dyta është me imponu, një fuqi hegjemonike e imponon një marrëveshje të caktuar. Dy vende të vogla, sheragjike, s’po merren vesh me njëra tjetrën dhe vjen me një formulë që e imponon”, ka thënë ai.

Ndërkaq si pikë të tretë e përmendi lodhjen e e dy vendeve nga mosmarrëveshja.

E treta është kur të dy palët që janë në konflikt vjen një ditë dhe lodhen prej këtij konflikti dhe ajo bëhet barrë e përballueshme për ta dhe thonë hajde merremi vesh sepse nuk jemi duke ia parë hajrin kësaj pune”, ka deklaruar ai.

Për pikën e tretë, Latifi tha se “Serbia nuk lodhet edhe 100 vjet, pasi është shtet i njohur”.

Ai përmendi rrezikun që nëse vazhdon kontesti atëherë bashkësia ndërkombëtare mund ta rihapë shtetësinë e Kosovës, pikërisht Latifi thotë se këtë e dëshiron Serbia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat