Gaxherri: Kosova ka hyrë në një “qorr sokak”

Aktuale

Gaxherri: Kosova ka hyrë në një “qorr sokak”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:42
Besa Gaxherri

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se Kosova është futur në një qorr sokak i cili sipas saj, është i dëmshëm për vendin dhe i papranueshëm.

Për këtë Gaxherri tha se përveç partive opozitare do të duhej të reflektonin edhe vet qytetarët e Kosovës, në mënyrë që sipas saj, t’ia bëjnë me dije kryeministrit Kurti se kjo rrugë nuk e shpie askund vendin tonë.

“Situata në Kosovë nuk është në drejtimin e duhur sepse ju e dini të gjithë, informata në Kosovë është e mbyllur hermetikisht. Zotëri Kurti nuk komunikon me askend, shpesh jam e bindur që as me vet subjektin e tij politik nuk është që ndan mendime ose merr mendime dhe kjo është suksesi dhe rezultati të cilin e pamë edhe sot në Bruksel. Kosova ka hy në një qorr sokak të vërtetë dhe që është tepër i dëmshëm për vendin, për mos me thënë që është e papranueshme dhe na mbetet që secili përveç partive opozitare që e kanë obligim pak më shumë, secili qytetarë të reflektojë dhe t’ia bëjë me dije Kurtit se kjo rrugë nuk e shpie askund Kosovën. Përkundrazi Kosova me këtë çasje që e ka kryeministri aktual është në një rrugë me të cilën është vështirë për tu kthyer pastaj aty ku e ka marrë Kurti, i cili me propagandën e tij i pat fitu duke thënë 20 vite ky vend është shkatërru. Ndërsa ne për 20 vite me mund sakrificë dhe me koordinim me faktorin ndërkombëtarë kemi mbërri deri këtu ku kemi mbërri, kemi pasë institucione demokratike, kemi pasë polici, kemi pasë ushtri, kemi pasë buxhet të konsuliduar e shumë e shumë gjëra të tjera, mos të flasë pastaj për infrastrukturë me mundim e me punë të përditshme dhe zotëri Kurti me këto gjëra të gatshme ka fillu me qeverisë dhe fatkeqësisht ne për dy vite e gjysmë të Kurtit përveç se s’kemi asnjë projekt të zhvilluar ekonomik në vend, ne në aspektin e diplomacisë apo me dialogun kemi përfitu nga sjelljet e tij sanksione”, tha Gaxherri.

Teksa sa i përket qasjes së Bashkimit Evropian në raport me Serbinë në dialog, Gaxherri tha se BE-ja gjithmonë ka pasë një qasje asimetrike por që sipas saj, partia të cilës ajo i takon (LDK), gjithmonë e ka kompensuar simetrinë e bashkësisë evropiane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ne gjithmonë çdo problem, çdo provokim prej vitit 2008 mos të flas më herët në veri është bërë nga Serbia dhe s’kemi çka me diskutu, as me na zbulu zotëri Kurti. E dyta sjellja e Bashkësisë Ndërkombëtare gati gjithmonë ka qenë asimetrike përjashtu disa shtete aty, duke përfshirë në mënyrë të veçantë Britaninë e Madhe që fatkeqësisht tash nuk është pjesë e BE-së, por ne e kemi kompensu atë simetrinë e bashkësisë evropiane gjithmone me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Gaxherri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat