ShBA krah Kosovës, nënshkruhet marrëveshja me vlerë mbi 35 milionë euro

Aktuale

ShBA krah Kosovës, nënshkruhet marrëveshja me vlerë mbi 35 milionë euro

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 06:22 Përditësuar në ora: 12:40 më 15.09.2023
Foto ilustrim

Granti rreth 35 milionë dollarë, Hovenier: Konfirmohet partneri i qëndrueshëm me Kosovën

Në vlerë rreth 35 milionë dollarë është marrëveshja e grantit që u nënshkrua sot nga presidentja Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler. E para e shtetit deklaroi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, tha se po konfirmojnë partneritetin afatgjatë e të qëndrueshëm me Kosovën.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan për Kosovën.

Osmani: Do të kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë

“Do të kontribuojë drejtpërdrejt në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen e grantit për zhvillim. Si rezultat i saj do t’i kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe të popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Në përpjekje tona për të garantuar një të ardhme më të begatë për qytetarët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një partneritet të vërtetë”, deklaroi Osmani.

Para mediave ajo shtoi se partneriteti me Amerikën është i ndërtuar në besim të ndërsjellë dhe i fuqizuar nga vlerat e përbashkëta.

Kjo marrëveshje, siç tha Osmani, është e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, llogaridhënies dhe rritjes ekonomike

Osmani: Kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit

“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët tanë, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale. Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca. Duke nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, shtoi ajo.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Amerikës për Kosovën.

Hovenier: Konfirmojmë partneritetin afatgjatë e të qëndrueshëm me Kosovën

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ShBA-së për popullin e Kosovës. Dhe ky fond shtesë do të mbështes qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomik dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe të zhvillimit të institucioneve demokratike. Të gjitha programet e USAID-it në Kosovë, kanë për qëllim që të sigurojnë që të gjithë kosovarët kanë qasje efikase dhe të prekshme në shërbimet që i ofrojnë institucionet e tyre, që kanë mundësi për të kërkuar llogari për ato shërbime dhe të mund të lulëzojnë përmes mundësive të forta ekonomike dhe demokratike”, u shpreh ai.

Tutje, ai theksoi edhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës që nga paslufta.

Hovenier: Nga viti 1999 ShBA-ja ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë

“Është e dobishme që të thuhet se prej vitit 1999, ShBA-ja ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë, duke çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, përfshirë investime mbi 1 miliard dollar nga USAID-i. Dhe ma merr mendja që ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit kosovar, siç ishte edhe marrëveshja e nënshkruar sot”, përfundoi Hovenier.

Marrëveshja rreth 35 milionëshe, Hovenier: Konfirmohet sërish partneriteti i ShBA-së me popullin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej mbi 32 milionë eurosh.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një fjalë rasti ka thënë se është e duhur që të konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i ShBA-së me popullin e Kosovës.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ShBA-së me popullin e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën siç janë: Avancimin e integrimit të Kosovë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjen për promovimin e rritjes së përparimit ekonomik dhe përpjekjet për zhvillimin e qeverisjes së mirë”, ka shtuar ai.

Osmani jep detaje rreth grantit 35 milionë dollarësh të USAID’it për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë rreth 35 milionë dollarësh me USAID’in, ku ka thënë se kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë.

Osmani ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshje, që thotë se do të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Fuqizimi i administratës publike, eliminimi i burokracisë dhe transparenca, janë përfitimet nga kjo marrëveshje sipas Osmanit.

“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje është që të siguroj shërbime më të mira për qytetarët tanë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale. Në këtë mënyre do të fuqizohet administrate publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca, duke nxitur llogaridhënie dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Osmani.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

ShBA ndihmon Kosovën, nënshkruhet marrëveshja me vlerë mbi 32 milionë euro

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani ka thënë se marrëveshja nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

--

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të premten, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë.

“Amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID  Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat