Lazim Destani: Pas vendeve e evropiane OneFor së shpejti në të gjitha vendet e Ballkanit!

Aktuale

Lazim Destani: Pas vendeve e evropiane OneFor së shpejti në të gjitha vendet e Ballkanit!

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:16
Pamje gjatë ceremonisë së platformës OneFor

Edhe një investim i madh i filantropit Lazim Destanit në tokat shqiptare! Kësaj radhe në Prishtinë vjen me Institucionin më të ri të teknologkisë bashkëkohore-financiar «One For» me drejtor Ilir Aliu.

Kësaj radhe nuk mund ta fsheh kënaqësinë time për risinë më të fundit që i sjellim Kosovës, Platformën OneFor. Përmes një ceremonie festive këto ditë në Prishtinë, lansuam këtë platformë për shërbime financiare digjitale. Gëzohem kur në trojet tona sjellim risi dhe ecim me hapin e kohës duke i ndjekur përparimet e shpejta të teknologjisë e duke i bërë ato të dobishme për gjithë rajonin tonë.

Platforma OneFor sjell më shumë lehtësira, siguri, liri dhe shpejtësi në shërbimet financiare si dhe ka bërë që edhe Kosova të jetë tashmë në mesin e vendeve europiane ku ajo operon. Shpresoj sa më shpejt ta shtrijmë lansimin e OneFor në të gjitha vendet e rajonit tonë.

Për pjesëmarrjen e tyre në këtë inaugurim solemn, falënderoj gjithë miqtë, afaristët, partnerët tanë dhe autoritetet shtetërore, politike e diplomatike mes të cilëve Ministrin e Financave Hekuran Murati, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, dhe Zv.Ambasadorin Gjerman në Prishtinë Matthias Conrad.

Kompania OneFor Holding GmbH e themeluar para dy vitesh në Gjermani, me shtrirje edhe nëpër BE, nuk është vetëm një hap i madh përpara për Kosovën, por edhe synon avancim rrënjësor të shërbimeve financiare digjitale gjithandej nëpër botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat