Mbështeti hapur Serbinë, Andi Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Hill-it: Pis burrë!

Aktuale

Mbështeti hapur Serbinë, Andi Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Hill-it: Pis burrë!

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2023 Në ora: 20:50
Andi Bushati

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, kohëve të fundit është akuzuar shumë për njëanshmëri dhe përkrahje të Serbisë në dialogun me Kosovën.

Së fundi, Hill ka deklaruar se negociatat në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishin “vërtet të vështira”, por se Serbia i kishte “bërë detyrat e shtëpisë dhe se ishte përgatitur mirë”.

E ndaj, kësaj deklarate të ambasadorit amerikan në Beograd ka reaguar ashpër gazetari shqiptar, Andi Bushati, i cili nuk kurseu fjalët ndaj Hill-it.

“Më pis burrë as ambasadori bjellorus nuk mund të tregohej”, shkroi ndër të tjera Bushati në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat