Elvis Hoxha: Borell, Lajçak e Vuçiq po kërkojnë shtimin e zonave hibride serbe

Aktuale

Elvis Hoxha: Borell, Lajçak e Vuçiq po kërkojnë shtimin e zonave hibride serbe

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 21:12
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar shefin e lartë të diplomacisë së BE-së, Joseph Borell dhe emisarin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se Borelli dhe Lajçaku si Serbia po kërkojnë republikë serbe brenda Kosovës.

Tutje, ai tha se plani franko-gjerman u harrua, dhe sipas planit rus po kërkohet shtimi i zonave hibride serbe.

“Republikë serbe kërkon Serbia. Por këtë kërkesë po përcjellin edhe Borrelli dhe Lajçaku. Këta nuk kërkuan të respektohet drafti franko-gjerman i marrëveshjes.

Drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi.

Albin Kurti refuzoi asociacionin dhe jo planin franko-gjerman.

Pra, negociatorët bashkë me Vuçiçin nuk janë dakort me planin franko-gjerman.

Ata që nuk e njohin Kosovën duan një tjetër republikë serbe në Ballkan, por nuk duan normalizim.

Kryeministri i Kosovës është me planin franko-gjerman të normalizimit. Ndërsa negociatorët dhe Vuçiçi me planin rus të shtimit të zonave hibride serbe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat