​Qeveria vendos për shpronësimin e pronave për renovimin e Stadiumit Olimpik në Mitrovicë

Aktuale

​Qeveria vendos për shpronësimin e pronave për renovimin e Stadiumit Olimpik në Mitrovicë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 07:40
​Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në mënyrë elektronike.

Ajo  ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “ Programi i Energjisë Solare (Solar4KosovoI) – Fotovoltaike.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “ Solar4Kosovo - Centrali Fotovoltaik”, si dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë e Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës.

“Gjithashtu është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e Autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”, si dhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat