Bajrami: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është më e ulëta ndonjëherë

Aktuale

Bajrami: Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është më e ulëta ndonjëherë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:59
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se rritja ekonomike e Kosovës në tre mujorin e dytë të vitit 2023 është “më e ulëta ndonjëherë”.

Bajrami thotë se në kohën kur është votuar Qeveria Kurti II rritja ekonomike në vend ka qënë mbi 16 për qind, ndërsa tashmë është 2.02 për qind.

“Ne e dimë që në atë kohë ka qënë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike:

që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për pëmirësim të ambientit të biznesit,nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkpunim me komuna, nuk ka diolog me biznese, korrupcion, nepotizëm dhe tenderë me negociim”, shkruan Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat