Musliu-Shoshi, VV-së: Marrëveshjet e Thaçit kanë me ju dalë të mira, veç iu duhet kohë me i kuptu

Aktuale

Musliu-Shoshi, VV-së: Marrëveshjet e Thaçit kanë me ju dalë të mira, veç iu duhet kohë me i kuptu

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:53
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka thënë se Marrëveshja e vitit 2013 është e mirë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-së të gjitha marrëveshjet e Thaçit kanë me iu dalë të mira.

Ajo ka bërë me dije se iu duhet kohë derisa ata t`i kuptojë se këto marrëveshje janë të mira.

““Deal-at “ apo në shqip “marrëveshjet” e THAÇIT kanë me ju dalë të mira, siç po thotë Glauku, veç iu duhet kohë me i kuptu. Siç po duket, për Kosovën do të bëhet vonë. Fatkeqësisht!”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat