Kamberi shkruan për takimin me Kurtin: E njofton për zhvillimet e fundit në Luginë

Aktuale

Kamberi shkruan për takimin me Kurtin: E njofton për zhvillimet e fundit në Luginë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:29
Foto nga takimi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditës së shtunë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Për këtë takim ka shkruar Kamberi në Facebok, i cili ka bërë me dije se çka u diskutua në takimin me të parin e ekzekutivit.

“Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve. E informova se bashkë me deputetët boshnjak të SDA kemi iniciuar pesë projektligje, ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave;

për selitë dhe territorin e gjykatave;

për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare;

për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qendrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat