Abdixhiku: Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Aktuale

Abdixhiku: Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë duke vazhduar me zgjedhjen e katër kuvendeve në Prishtinë.

Abdixhiku thotë se takimet me qytetarë po i japin shpresë dhe se po konfirmohet përkrahja për “Rrugën e re”, të LDK-së.

“Të faleminderit Prishtinë për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende 🗳️të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së shton tutje se e ardhmja është e ndritshme.

“Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, shton mes tjerash ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat