Paralajmërohet shkarkimi i Vulinit nga pozita e shefit të BIA-s serbe, zbardhen prapaskenat e planit të Vuçiqit

Aktuale

Paralajmërohet shkarkimi i Vulinit nga pozita e shefit të BIA-s serbe, zbardhen prapaskenat e planit të Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:33
Aleksandër Vulin dhe Aleksandar Vuçiq.

Javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan Aleksandër Vulin, drejtorin e agjencisë për siguri dhe informacion të Serbisë.

Kjo u cilësua si një ‘goditje’ e rëndë për shtetin serb.

Madje, sipas doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, Vulin do të shkarkohet së shpejti nga pozita e shefit të BIA-s.

Sipas tij, Vuçiq do ta marrë këtë vendim me qëllim për t’iu afruar SHBA-së,

“Serbia për të treguar afërsi me SHBA-në pritet që ta shkarkojë Vulinin nga pozita e shefit të BIA-s.

Pra, diplomacia alternative e Serbisë edhe pse është mashtruese, po ia merr aleatët diplomacisë vetizoluese të Kosovës’, shkroi Kuçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Serbia për të treguar afërsi me ShBA-në pritet që ta shkarkojë Vulinin nga pozita e shefit të BIA-s.

Pra, diplomacia alternative e Serbisë edhe pse është mashtruese, po ia merr aleatët diplomacisë vetizoluese të Kosovës. Kjo e fundit vazhdon të mos dijë t'i materializojë veprimet e veta, ashtu si dikur qeveria Haradinaj që nuk dinte çfarë të bënte pasi e vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe, por gjeti një arsye dhe dha dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat