Osmani publikon fotografi me Clinton dhe Clark: Dy heronj, një histori, Kosova në mes

Aktuale

Osmani publikon fotografi me Clinton dhe Clark: Dy heronj, një histori, Kosova në mes

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:03
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, së fundmi presidentja ka takuar ish presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe ish gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

“Dy heronj, një histori, Kosova në mes”, ka shkruar presidentja sipër fotografisë së publikuar.

Osmani ka takuar edhe liderë tjerë ndërkombëtarë dhe gjithashtu edhe shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat