“Çfarë guximi i madh ka qenë për Thaçin” – Çitaku: Populli, lumturinë do t’a gjejë edhe në Kosovë

Aktuale

“Çfarë guximi i madh ka qenë për Thaçin” – Çitaku: Populli, lumturinë do t’a gjejë edhe në Kosovë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:11
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur edhe për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas saj ishte ëndërr për Thaçin që në kohët e vjetra të jetonte në liri.

“Imagjinoje çfarë ëndrre e madhe ka qenë për gjeneratën e Hashim Thaçit e Kadri Veselit kur kanë qenë në moshë shumë të re me ëndërru idenë e lirisë, guxim i jashtëzakonshëm, e për më tepër mos me lënë vetëm ëndërr por edhe me vepru për të”, tha nënkryetarja e PDK-së.

Gjatë bisedës në studio ajo u ndërlidh edhe me përgjigjet e telefonatave të cilët dëshironin të largoheshin nga Kosova, e ku Çitaku tha se populli do ta gjejë lumturinë në Kosovë.

“Secili njeri e ka të drejtën e tij ta kërkojnë lumturinë në mënyrën e vet, por unë po shpresojë se shumë njerëz në të ardhmën kanë me fillu me besu që lumturinë e tyre munden me realizu edhe në Kosovë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat